75 Mall Live Search
14:25 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Almeda Abazi zbulon si ka rënë në peshë pas lindjes së djalit

Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Tsayisman pak javë më parë u bën prindër për të parën herë.

Çifti u bën prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin, Efehan, shkruan Indeksonline.

Almeda pas lindjes ka arritur që shumë shpejt ti rikthej format, në një pyetësor në Instagram ajo ka zbuluar së ka kilogram ka shtuar gjatë shtatzënisë dhe sa i ka humbur pas lindjes sa djalit.

“Shtova 16 kg gjatë shtatzënisë dhe humba 8 kg pas lindjes, por vetëm duke dhënë gji, nuk kam filluar akoma dietën dhe fitnes” ka treguar Almeda.

Ndërsa, Almeda ka deklaruar se i flet dhe i këndon vetëm në gjuhën shqip djalit të saj dhe shumë shpejt do ta sjell në Shqipëri./Indeksonline/