Almeda shijon borën në Stamboll, sjell momente të bukura pranë të birit

Almeda Abazi i është gëzuar borës së rënë në qytetin e Stambollit, ku ajo jeton prej shumë vitesh me familjen e saj.
Ish-Missi i Shqipërisë ka dalur bashkë me të birin e saj, Efehan për të shijuar ambientin e mrekullueshëm të krijuar e të mbuluar me dëborë.

Almeda ka ndarë fotografi e video, teksa shihet në përqafim të vogëlushit të saj.
Kujtojmë që Almeda që nga koha kur është bërë nënë, ka lënë anash angazhimet profesionale duke u përkushtuar në përkujdesjen e familjes.

Ndryshe, ajo është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman./Indeksonline/