75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Almeda edhe gjatë shtatzënisë i ngjyrosë flokët

Ngjyrosja e flokëve për shkak të kimikaleve që përmbajnë produktet e tilla, thuhet se është e dëmshme për gratë shtatzëna.

Por, kjo gjë siç duket nuk po vlen për Almeda Abazi, shkruan Indeksonline.

Ajo ka hedhur video e foto në Instagram ku shihet duke ngjyrosur flokët, të cilat i bëri nuancë më të hapur.

Kujtojmë që Almeda tregoi sot se gjinia e foshnjës që po pret është vajzë./Indeksonline/