Almeria – Real Madrid, formacionet zyrtare

Almeria e pret në stadiumin e tyre Real Madridin sot, derisa ndeshja do të zhvillohet në Juegos del Mediterráneo Stadium në Almeria
Kjo do të jetë ndeshja e dytë në shtëpi për vendasit në sezonin e ri 2023/24 dhe e dyta rresht jashtë Bernabeut për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.
Real Madridi viziton Almerian me një portier të ri, baskun Ke Kepa Arrizabalaga.
Megjithatë, Ancelotti ende nuk i beson atij dhe në vend të tij sonte ka startuar me portierin ukrainas, Lunon.
Los Blancos e kërkojnë fitoren e dytë me radhë në ligë, pasi mposhtën Athletic Bilbaon në të parën. Almeria hynë në këtë ndeshje pas humbjes që pati ndaj Rayo Vellacanos në ndeshjen e parë, po ashtu në shtëpi.
Suarez i prin sulmit të Almerias në formacionin 4-2-3-1 e ku do të ndihmohet nga Rrahmani, Arribas e Embarba për t’i shkaktuar kokëçarje mbrojtjes së Los Blancos.
Vinicius Junior, Rodrygo dhe Bellingham janë katërshja e rrezikshme që pritet ta sulmojnë Almerian nga fillimi derisa në mesfushë sot kanë startuar Tchouameni, Valverde dhe Kroos.
Almeria:
📋 ¡Ya tenemos nuestro XI para el partidazo de hoy!
— UD Almería (@U_D_Almeria) August 19, 2023
#️⃣ #vamosalmería | ⚽️ #AlmeríaRealMadrid pic.twitter.com/XClIOFpuV1
Real Madrid:
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial 🆚 @U_D_Almeria!#AlmeríaRealMadrid |@UnicajaBanco pic.twitter.com/Gfh3mBYSYF
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 19, 2023