Almir Ajzeraj shkëput kontratën me Skënderbeun, tash lojtar i lirë
Almir Ajzeraj, mesfushori kosovar ka ndërprerë kontratën me ekipin e Shqipërsië, Skënderbeun.
Ai shkoi në Superligën shqiptare vitin e kaluar në një kontratë katërvjeçare, ndërsa në janar erdhi në formë huazimi te Ballkani deri në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.
Por, prej tash, Ajzeraj është lojtar i lirë ndërsa mbetet të shihet nëse do të bëhet me klub gjatë afatit të janarit./Indeksonline/