“Alo Policia” – dy vetura nuk i respektojnë rregullat, hynë në semafor të kuq

Ditët e fundit dhjetëra video janë postuar në faqen e Indeksonline, ku shihen vozitës të ndryshëm duke thyer rregullat e komunikacionit.
Në adresën e Indeksonline ka ardhur një video, ku shihen dy vetura të tipit “Renault” dhe “Golf” duke hyrë në semaforin e kuq.
Videoja është bërë në lagjen “Dardania” të premtën në mesditë. Policia po vazhdon të ndëshkoj qytetarët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit./Indeksonline/