75 Mall Live Search
14:47 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / L A

Alonso: Deklaratat e Yamal? Rëndësi ka si do të luajmë nesër

Trajneri i Realit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë për shtyp para “El Clasicos”.

Për spanjollin, është një ndeshje e veçantë pasi që e kishte përjetuar edhe si lojtar.

Alonso u pyet rreth shumë ngjarjeve, mes tyre edhe për deklaratat e futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, ku i cili kishte thumbuar “Galaktikët”.

“Deklaratat e Lamine Yamal? Nuk do të flas për këtë. Ajo që ka rëndësi është se si luajmë nesër”, u shpreh Alonso.

Kujtojmë se “El Clasico”, do të zhvillohet nesër në orën 16:15./IndeksOnline/