Alonso dëshiron që Real Madridi ta përfundojë vitin 2025 me fitore
Të shtunen Real Madridi luan ndeshjen e fundit për vitin 2025.
Klubi madrilen do të jetë nikoqire e skuadrës së Sevillas, shkruan IndeksOnline.
Trajneri Xabi Alonso i cili ishte temë diskutimi gjatë javeve të fundit, ku në vazhdimësi u raortua se do të shkarkohet nga Reali, pas rezultateve negative të fundit.
Ai para ndeshjes me Sevillan tha se dëshiron të mbyll vitin 2025 me fitore.
“Duam ta përfundojmë mirë, ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Duam ta fillojmë mirë vitin 2026. Kundërshtari është i fortë, kërkon shumë, luan në situata një-me-një, lojtarët kërkojnë shumë ndërhyrje. Janë të mirë me topin. Ne duam që njerëzit të argëtohen. Që nga fillimi, kemi pasur një marrëdhënie të ngushtë, të bazuar në respekt dhe dashuri. Kërkesat janë të larta. Është një rrugë e gjatë, do të ketë kohë të mira dhe jo aq të mira”, ka deklaruar Alonso./IndeksOnline/

