75 Mall Live Search
22:33 / E Hënë, 20 Janar 2025 / Gj. Sh

Alonso flet për mundësinë që ta drejtojë Real Madridin

Sot është bërë e ditur se Carlo Ancelotti do të largohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit, në fund të sezonit.

Është raportuar se pasardhës i tij do të jetë ish-futbollisti i “galaktikëv”, Xavi Alonso, i cili aktualisht është trajner i Bayer Leverkusen, shkruan IndeksOnline.

E tekniku spanjoll i është përgjigjur raportimeve të ditëve të sotme.

“Koha kalon por afeksioni për Real Madridin qëndron. Lidhja jonë është shumë e fortë, kjo është shumë e qartë por fokusi im total është në Bayer Leverkusen tani, kjo është në mendjen time”, ka deklaruar Alonso.

Kujtojmë se Xavi Alonso sezonin e kaluar arriti ta bëhet Kampion i Gjermanisë me Bayer Leverkusenin./IndeksOnline/