75 Mall Live Search
15:15 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / L A

Alonso rreth shkarkimit të tij: Gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe klubi

Xabi Alosnso po rrezikon gjithmonë e më shumë shkarkimin nga Real Madridi.

Humbjet ndaj Manchester Cityt dhe Celta Vigos, e kanë vendosur Alonson në rrezik ku tashmë i duhet të mposht Alavesin për të mbetur në garë.

Por spanjolli nuk duket i shqetësuar rreth kësaj çështje:

“Gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe klubi. Ne duam të ndryshojmë dinamikën kundër një kundërshtari kërkues”, u shpreh Alonso.

Alonso, madje u përgjigj edhe rreth marrëdhënies së tij me lojtarët, ku flitej se kishte prishur raportet me ta.

“Gjithmonë kam ndjerë se marrëdhënia është e mirë”. “Jemi bashkë në këtë, në të mirë e në të keq. Nëse mund t’i ndryshojmë gjërat, kjo mund të na bëjë më të fortë. Ka disa lojtarë me përvojë në këtë dhomë zhveshjeje”, shtoi Alonso.

Reali, nesër do të zhvillojë ndeshjen ndaj Alavesit në “Mendizorroza”, nesër në orën 21:00./IndeksOnline/