75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 28 Mars 2024 / Gj. Sh

Alonso thyen zemrat e tifozëve të Liverpulit, do të qëndroj te Bayer Leverkusen

Xavi Alonso nuk do të jetë pasardhës i Jurgen Klopp te Liverpulit.

Sipas asaj që raporton ”Sky Sports”, ish-futbollisti i “Redsave” pritet të vazhdoj të drejtojë Bayer Leverkusenin edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Alonso ishte njënga objektivat e Liverulit për trajner të ri, pasi Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.

Tekniku spanjoll do të qëndroj te Bayer Leverkuseni, pasi qysh në sezonin e tij të parë si trajner, është afër për ta fituar titullin e kampionit në Bundesligën gjermane.

Për Alonson, interesim ka shfaqur edhe Bayern Munich të cilët e shohin si zëvendësues të Thomas Tuchel./IndeksOnline/