Alonso jep lajmin e mirë rreth gjendjes së Alexander-Arnoldit

Trent Alexander-Arnold mbrëmë pësoi një lëndim ndaj Marseilles.
Ai u detyrua të lë fushën në minutën e 5-të të ndeshjes si shkak i një lëndimi në kofshën e majtë të këmbës së tij.
Mirëpo trajneri Xabi Alonso, dha një lajm të mirë për gjendjen e anglezit.
“”Nuk është aq keq sa menduam, por duhet të presim”, thotë Xabi Alonso.
Kujtojmë se Reali mbrëmë fitoi ndaj Marseilles në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1./IndeksOnline/