75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 26 Korrik 2022 / AR

“Alpha Show” një koncert lamtumire nga Noizy? Blerim Destani zbulon vendimin e reperit lidhur me muzikën

Koncerti  “Alpha Show” i organizuar nga Noizy, mund të jetë edhe fundi i karrierës së tij muzikore.

Dyshimet janë ngritur nga miku i tij i ngushtë, aktori Blerim Destani, i cili tha se do të donte që kjo të mos ndodhte.

“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria me 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë.” – tha Blerimi.