Alpina B7, një makinë unike që nuk mund ta ketë kushdo
Gjenerata aktuale e sedanit të performancës Alpina B7 është modeli i tretë B7 nga prodhuesi gjerman që importohet në Shtetet e Bashkuara.
B7 shitet në një rrjet shitjesh me BMW Serie 7. Versioni aktual i modelit debutoi në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, ndërsa këtë vit pësoi vetëm disa ndryshime.

Një version interesant sapo është dërguar një konsumatori në Amerikë, dhe është ky që shihni në foto.
Është Alpina B7 e vetme në llojin e saj e lyer me bojën Mente Gri me një kontrast në lëkurën e ndenjëseve Merino.

Nuk është një makinë që mund ta ketë dokushdo, pasi ky version shfaq një individualitet ndryshe nga modelet e tjera në ngjyra të errëta të blusë ose grihes.
Pavarësisht ngjyrës, B7 është një sedan perfomance që të lë pa mend. Nën lëkurë ka motorin 4.4-litër twin-turbo V8, i aftë të prodhojë 600 kuaj fuqi dhe 800 Nm fuqi rrotulluese.

Motori është i kombinuar me kamion automatike me tetë nivele shpejtësie, identike me atë të standardes Serie 7. Por Alpina B7 ka një softuer të riprogramuar për ndërrim më të shpejtë të marsheve.
Fuqia nga motori mbërrin në të katër rrotat e makinës, përmes sistemit xDrive të rikalibruar, të marrë nga 750i.

Të gjitha këto konfigurime nga Alpina sigurojnë sedanit një përshpejtim 100 km/h për 3.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale 330 km/h.