75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Alpina “e çon në fitnes” X7-shin, sjell bishën XB7 me 612 kuaj fuqi

Kompania e specializuar për modifikimin e veturave BMW, Alpina, e ka sjellë modelin Alpina XB7, që është njëra prej veturave më të fuqishme në botë në kategorinë SUV.

XB7 është i bazuar në modelin BMW X7. Sidoqoftë, kjo veturë ka motor prej 4.4 litrash me tetë cilindra me me turbo-mbushës të dyfishtë, që është më i madh se te modelet e zakonshme të BMW-së. Rezultati që jep ky motor është marramendëse – 612 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e veturës është 290 kilometra në orë. Këto shifra janë mbresëlënëse duke e pasur parasysh peshën e madhe të veturës – 2655 kilogramë.

Vetura pritet që në Shtetet e Bashkuara të dalë në shitje në shtator, por mund të porositet duke filluar nga ky muaj. Çmimi i saj do të fillojë nga 142,295 dollarë, rreth 30 mijë më shumë se modeli BMW X7 M50i.