Alpinisti në SHBA vdes pasi u rrëzua nga mali ndërsa bënte selfie

Një alpinist 21-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua nga një majë mali në Arizona ndërsa po përpiqej të bënte një selfie.
Richard Jacobson ishte duke kampuar me një shok pranë maleve Supersticioni në lindje të Phoenix, të hënën në mbrëmje.
Oficerët thanë se Jacobson humbi orientimin ndërsa përpiqej të bënte një foto të vetes rreth mesnatës. Menjëherë pas kësaj, shoku i tij thirri policinë dhe raportoi se Jacobson kishte rënë nga mali.
Presidenti i fondacionit Manuel Linares Rufo tha se vdekjet e lidhura me selfiet janë mjaft të zakonshme sa që teknikisht mund të konsiderohen një rrezik për shëndetin publik.
Rreth 256 njerëz kanë vdekur pasi kanë rënë nga shkëmbinjtë, ujëvarat dhe çatitë ndërsa përpiqeshin të bënin një foto, thuhet sipas një studimi.