23:25 / E Hënë, 20 Mars 2023 / C E

Altach shkarkon ish-sulmuesin e famshëm

Mbyllet brenda pak muajsh përvoja e parë si trajner e Miroslav Kloses. Ish-sulmuesi i famshëm i Gjermanisë është shkarkuar nga skuadra austriake Altach.

Një vendim surprizë pas barazimit të marrë në javën e fundit skuadrës kryeusese Red Bull Salzburg. Me sa duket, drejtuesit kanë vendosur të përfitojnë nga pauza për të gjetur një alternativë të besueshme për rolin e trajnerit.

Altach aktualisht zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje: 4 fitore, 5 barazime e 13 humbje.

“Gjatë analizave tona, ne arritëm në përfundimin se ekipit i duhet një moment i ri për të arritur sigurinë”, tha drejtori sportiv, Georg Festetics.