Alternativa aktivizohet në Pejë, bashkë me kryetaren vizitojnë bizneset në Pejë

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari Lila, me bashkëpuntorë nga kryesia qëndrore dhe strukturat e Alternativës në Pejë, vizituan disa biznese në Komunën e Pejes.
Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe dy zëvëndësministrat e Qeverisë së Kosovës, Agon Dobruna nga Ministria e Financave dhe Ali Tafarshiku zëvëndësministër i MZHR-së.
Në fokus të vizitave ishin bizneset prodhuese dhe ato që kultivojnë zejet si pjesë e trashëgimisë kulturore në Pejë.
“Ndjesi e veçantë ishte vizita në Fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave “Agusholli”, ku nga afër u njoftuam me sukseset dhe shtrirjen e rrjetit të shitjes edhe në Komunat tjera të Republikës së Kosovës, biznes ky që momentalisht numëron mbi 130 puntorë.
Sfida të veçanta, si me qasjen në rrugë ashtu edhe me sigurimin e kuadrove profesionale , kishte fabrika metalpunuese “Elegant Metal”, ku megjithatë me kapacitetet aktuale sigurojnë kualitet në plasimin e mallërave.
Trashëgimia kulturore, sidomos mbështetja për bizneset që kultivojnë zejtarinë, mbeten objektivë e zhvillimit të turizmit lokal dhe vlerave të mirëfillëta historike.
Një shembull i mirë ishte restaurimi i objektit të zejes së briskatarit “Blerim Musa Gorani”, në Çarshinë e gjatë në Pejë, nga Ministrija e Kulturës, që me fanatizëm vazhdojnë të mbajnë gjallë traditen e familjes për t’i sjellur Pejes elemente identifikuese me historinë, kulturën dhe ekonominë.
Në të gjitha këto takime, u theksua se Qeveria e Republikës së Kosovës ashtu sic deri me tani duhet të vazhdoj me lehtësirat për biznese, në mënyrë që të ketë ngritje ekonomike në të gjitha nivelet në Kosovë” thuhet në njoftimin e Alternativës.