Alternativa edhe në Pejë, partia e Mimoza Kusarit me zyre të reja

Kryetarja e Partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari- Lila, ka bërë të ditur se kjo parti hapi zyre në qytetin e Pejës.
Ajo tha se “Me përkushtim dhe bindje të palëkundur se vlerat liberal demokratike janë ato që i duhen shtetit dhe progresit në Kosovë”.
Postimi:
Alternativa – Pejë me zyre të re.
Rr. William Walker, afër qendrës së qytetit Pejë, është adresa jonë e re në qytetin e bukur të Pejës.
Me përkushtim dhe bindje të palëkundur se vlerat liberal demokratike janë ato që i duhen shtetit dhe progresit në Kosovë, punojmë bashkë me të gjithë që besojnë dhe duan të jenë pjesë e vlerave liberale.


