75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Alternativa fton deputetët të votojnë unanimisht marrëveshjen për demarkacion

Kryesia e Alternativës ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkimin e kufijve.

Në deklaratë, Alternativa ka bërë thirrje që të votohet kjo marrëveshje unanimisht nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ja deklarata e plotë:

Alternativa e përshëndetë Deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet dy shteteve. Konsiderojmë se me këtë akt janë krijuar kushtet për konsensusin e plotë politik për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror me Republikën e Malit të Zi.

Alternativa konsideron që për çdo çështje të interesit nacional të ecet përpara me konsensus politik, dhe të nxjerrim mësime nga bllokada që i është shkaktuar vendit që gati 3 vite.

I bëjmë thirrje partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës që unanimisht ta votojmë marrëveshjen në fjalë, dhe t’i hapim rrugë vendit tonë për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve të sundimit të ligjit të shtetit tonë, që me seriozitetin më të madh të arrijnë rezultate të prekshme ne luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të shmangur çfarëdo pengese për liberalizimin e vizave. /Indeksonline/