21:06 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / OSH

Alternativa i reagon drejtorit Cahani, pasi e fshehu shishen me raki nën tavolinë në ambient shkollor

Subjekti politik “Alternativa” i ka reaguar drejtorit, Bedri Cahani, të Gjimnazit “Hajdar Dushi” pasi fshehu shishen e alkoolit objektin shkollor gjatë një takimi ku diskutuan për fushatën e bullizmit.

“Meqenëse fotoja fletë më shumë se çdo reagim tjetër, ateherë ne ju bashkangjesim faktin në të cilën shihet qartë se drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, në zyren e shkollës, në orar zyrtar dhe në një aktivitet shkollor, mbanë shishe alkooli e cila dallohet që vetëm kishte filluar të konsumohej.

Për korrektësi, reagimet dhe adresimet tona si antarë të Kuvendit Komunal nga Alternativa në grupin e Lëvizjes Vetëvendosje, gjithnjë bazohen në fakte dhe informata të konfirmuara mirë, e që fatkeqësisht mundohen ti mbulojnë vetëm ata që do duhej të japin përgjegjësi dhe të kërkojnë falje publike para qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Alternativa ka pyetur pse drejtori Cahani ka fshirë më pas postimin nga faqja e tij.

Ata fajësuan edhe drejtoreshën e arsimit në komunën e Gjakovës e cila duke thënë se nuk po merret me detyrën që është ngarkuar.

“Fundja, shembujt e tillë nuk i bëjnë nderë një institucioni arsimor dhe përkundrazi  janë pasqyra më e keqe që një drejtor mund të tregoj para nxënësve.

Kjo bëhet më keq kur drejtoresha e re e arsimit në Komunën e Gjakovës merret me politikë të partisë e jo me detyrën institucionale për të cilën është ngarkuar”./IndeksOnline/