75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / k.v

Altin Krasniqi marshon për fitoren e PDK-së në Drenas

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka zhvilluar një marsh elektoral në fshatrat Gllobar dhe Verboc të Drenasit, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

Ai e cilësoi këtë pjesëmarrje si dëshmi të fuqisë dhe mbështetjes për vizionin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Krasniqi u shpreh i bindur se PDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar.

Fushata e PDK-së po vazhdon me aktivitete intensive në të gjitha komunat e vendit.