75 Mall Live Search
22:16 / E Hënë, 13 Janar 2025 / FR

Altin Krasniqi nga Zabeli i Ulët dhe Korrotica: “Fitorja e PDK-së është e pashmangshme!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar takime entuziaste me qytetarët e Zabelit të Ulët dhe Korroticës, ku ka gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Në Zabel të Ulët dhe Korroticë, fitorja e Partisë Demokratike është e pashmangshme. Zotimi për mbështetjen e projektit të Kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, tashmë është dëshmuar me takimet masive të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Altin Krasniqi.

Ai theksoi përkushtimin e PDK-së për të sjellë zhvillim dhe stabilitet në Kosovë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj fitoreje të sigurt.

 VOTO PDK – #131
 VOTO Altin Krasniqi – #20