75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Altin Lala tregon çfarë klube po e kërkojnë yllin kosovar dhe a do të largohet nga sivjet nga Bremeni?

Legjenda e futbollit shqiptar Altin Lala ka qëndruar gjatë fundjavës në Prishtinë. 43 vjeçari që është menaxher i futbollistit Milot Rashica ka treguar se 22 vjeçari me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj në Evropë.

“Miloti me të vërtetë ka tërheq vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë. E rëndësishme është që po luan shumë mirë. Ka akoma për me u përmirësu në disa aspekte, me arritë nivelin më të lartë. Ajo është detyrë tjetër. A do të ketë lëvizje? Nuk mund të them 100%. Në Bremen e ndjen veten shumë mirë dhe do të ishte mirë të luante edhe një vit atje. Kanë ngelur edhe disa ndeshje në Bundesligë. Klubet shohin shumë potencial te Miloti” deklaroi Lala për Supersport.

Lala është i kënaqur me formën e Rashicës, por sipas tij kosovari ka kapacitet për tu bërë edhe më i mirë.  

“Miloti është duke bërë jashtëzakonisht mirë, nga janari ka fillu me lu shumë mirë. Është në rrugën e duhur dhe mendoj që do të bëhet shumë më i mirë, shpresoj dhe besoj. Kjo po i kënaq tifozët e vetë, shqiptarët që jetojnë në Gjermani, por edhe në Shqipëri e Kosovë” deklaroi Lala. /Indeksonline/