75 Mall Live Search
17:05 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Alush Shala aderon në AAK

Ish- anëtari i PDK-së Alush Shala ka aderuar në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Lajmi është bërë i ditur nga Haradinaj.

“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, asambleistit të Kuvendit Komunal në Prizren, Alush Shala. Nga sot, ekonomisti dhe luftëtari i dalluar, ish eprori ushtarak, i bashkohet Grupit të asambleistëve të AAK-së për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.

Shala pati  dhënë dorëheqje nga PDK-ja në Prizren.