75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Gj. Sh

Alvaro Morata rikthehet në Itali, do të jetë nën urdhërat e ish-shokut të tij

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Galatasaray dhe do të rikthehet në futbollin italian, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Morata është bindur nga projekti i skuadrës së Comos, dhe do të jetë nën urdhërat e ish-shokut të tij, Cesc Fabregas.

32-vjeçari është në kontratë me Milanin dhe do të ketë bisedime në ditët në vazhdim mes Comos dhe kuqezinjëve.

Morata u bashkua me Galatasarayn gjatë muajit janar në formë huazimi, ku shënoi shtatë gola.

Ai e njeh mirë futbollin italian pasi përveç milanit ishte për katër vite edhe futbollist i Juventusit./IndeksOnline/