Alvin Berisha nxirret jashtë kampit së ISIS-it, dalin fotografitë e para
Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar tashmë është nxjerrë jashtë kampit Al-Hol të Sirisë. Tv Klan ka siguruar ekskluzivisht fotot e tij në një vend të sigurt jashtë kampit në pritje për t’u bashkuar me familjen e tij.
Ka ende pak detaje për operacionin e shpëtimit të Alvinit nga kampi, por aktualisht ai ndodhet ende në qytezën Erbril të Sirisë në një bazë të sigurt nën kujdesin e organizatave ndërkombëtare.
Alvin Berisha qëndronte në kampin Al Hol që prej 14 Marsit 2019 pas shtrimit ne një spital në rajonin Hasakah të Sirisë për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.
Rasti i tij u bë i famshëm pas publikimit nga emisioni investigativ “Le Iene”.
Burime të Tv Klan thanë se për shpëtimin e tij janë angazhuar autoritetet kurde dhe ato italiane.
Shpëtimi i Alvinit u përshëndet edhe nga Instituti i Kosovës Për Studime Ndërkombëtare.
