Alvin Karaqi pëson dy humbje ne Bellorusi, të dyja i humb në sekondat e fundit të përballjeve
Alvin Karaqi nuk arriti të kalojë kampionin e tanishëm të botës, kroatin Ivan Kvesic, në rrethin e parë të grupit B të garave të karatesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Karateisti ynë dha maksimumin dhe deri në sekondat e fundit ishte rival i barabartë, por disa gabime në fund i kushtuan me humbje në fund 5:0, në kategorinë -84 kg.
Karaqi në luftën e dytë është mposhtur nga nënkampioni i botës, ukrainasi Valerii Chobotar.
Kosovari deri në sekondat e fundit ishte duke fituar, për krejt në fund u tregua i pakujdesshëm duke lëshuar fitoren nga duart./Indeksonline/