21:00 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Amabadorja Çitaku ka një njoftim me rëndësi për të gjithë ata që janë të detyruar të qëndrojnë në SHBA

Ambasadorja e Kosovës  në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një statusi në facebook, ka shpërndarë një udhëzim me anë të së cilit u zgjatet leja e qëndrimit për të gjithë qytetarët kosovarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tutje ka theksuar se të gjithë qytetarët që janë të detyruar të qëndrojnë në SHBA për shkak të pandemisë së Covid-19, duhet ndjekur këto udhëzime dhe të drejtohen në zyrën lokale të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve ./IndeksOnline/