75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / AR

“Aman t’i këndoj edhe sot vajzës”/ Luizi këndon para kamerës

Fituesi i edicionit të katërt të “BBVA”, Luiz Ejlli, në “Primen” e së shtunës u bë pjesë e këtij spektakli.

Ai do jetë prezentë në këtë shtëpi deri në “Primen” që do të mbahet mbrëmjen e sotme, shkruan Indeksonline.

Para se të futej ai i kishte premtuar Kiarës që çdo mëngjes do të këndojë për vajzën.

E sot, si dita e fundit në këtë shtëpi Luizi nuk e harroi premtimin.

Ai doli para kamerës duke e kënduar vogëlushen.

Më poshtë keni videon./Indeksonline/