“Amaneti” i Shaqirit para derbit me Arsenalin
Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të rëndësishme në Premier League nesër.
Në “Anfield”, Liverpooli pret Arsenalin e Unai Emeryt në pasditën e nesërme. Por, ende nuk dihet nëse Xherdan Shaqiri do të jetë pjesë e 11-shes startuese, transmeton IndeksOnline.
Pavarsisht formës së lart që po tregon këtë sezon, Jurgen Klopp ka luajtur me të shumë herë nga banka rezervë.
Sidoqoftë, ai është i përgatitur për lojë dhe i gatshëm të shkëlqejë.
“Ne shkojmë nesër sërish”, janë fjalët e Shaqirit para lojës./IndeksOnline/
