“Amazon” heq zbukurimet për Krishlindje me imazhe të Aushvicit
“Amazon” është detyruar t’i tërheq zbukurimet e Krishtlindjeve të cilat përmbajnë imazhe të Aushvicit.
Zyrtarët nga muzeu, që ruajnë vendin e ish-kampit të përqendrimit dhe shfarosjes gjermane naziste Aushvic, thanë që produktet ishin “pa respekt” dhe i bënë thirrje gjigantit “Amazon” që t’i largojë ato nga shitja, transmeton Indeksonline.
Të dielën pasdite “Amazon” konfirmoi se kishte larguar produktet nga shitja.
Amazon kishte marrë shumë kritika për artikujt, si në faqen e saj ashtu edhe në Twitter.
Artikujt përfshijnë fletushkat e pemëve të Krishtlindjes në yje dhe me zile, që përmbajnë fotografi të kampit të vdekjes./Indeksonline/