75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Ambasadori i Kremlinit: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore

Pasi presidenti rus Vladimir Putin monitoroi sot stërvitjet e forcave strategjike bërthamore të vendit, ambasadori i Kremlinit në Mbretërinë e Bashkuar Andrey Kelin tha se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën që po zhvillohet Ukrainë.

Në një intervistë për CNN, Kelin deklaroi se shefi i mbrojtjes i Kremlinit kishte siguruar ministrat në mbarë botën se armët nuk do të përdoren.

“Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore, nuk mund të bëhet fjalë”, tha ai.