75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / S Z

Ambasadori Ajeti: Kënaqësi të shoh Kosovën e përfaqësuar kaq bukur në kartolinat e fundvitit të miqve tanë!

Ambasadori I Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti  është shprehur i lumtur që Republika e Kosovës, është pjesë e kartolinave të miqve tanë.

Ajeti i cili ka publikuar kartolinat, ka thënë se Kosova është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut të Kosovës Michael Roth, i cili është  kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.

“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë.  Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman. Faleminderit Michael!”, ka shkruar Ajeti në Facebook.