75 Mall Live Search
18:07 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Ambasada amerikane: Deklarimi i pasurisë, mjet i fuqishëm për luftën kundër korrupsionit

Ambasada amerikane në Kosovë në një komunikim përmes rrjetit social Facebook, kanë bërë të ditur se deklarimi i pasurisë është një mjet i fuqishëm për luftën kundër korrupsionit.

Ambasada ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që nuk e kanë deklaruar deri më tani pasurinë të bëjnë deri më 31 mars.

“Zbulimi financiar nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë antikorrupsion. Duartrokasim ata që tashmë janë paraqitur dhe inkurajojmë ata që nuk kanë për të përmbushur afatin e 31 marsit. Shpresojmë që Agjencia Kundër Korrupsionit të ngrejë aktakuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë”, thuhet në dekoratën e ambasadës./Indeksonline/.