75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / mp

Ambasada amerikane deklarohet për vizitën e zyrtarit amerikan: Përforcon partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë

Ambasada amerikane është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker dhe Gjeneralin Chris McKinney.

Ambasada deklaroi se zyrtari amerikan takoi presidenten Vjosa Osmani , kryeministrin në detyrë Kurti ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së dhe atë të KFOR-it në Kosovë.

Ambasada amerikane po ashtu njoftoi se gjatë kësaj vizite Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Zyrtari amerikan gjatë vizitës në Kosovë qëndroi edhe në kampin “Boondsteel”, ku takoi personelin ushtarak amerikan.