75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 17 Qershor 2025 / MSH

Ambasada Amerikane dekoron me çmime punonjësit që po forcojnë marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Në ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë sot u mbajt ceremonia vjetore e çmimeve 2025.

Gjatë këtij takimi u njohën dhe nderuan kontributet e jashtëzakonshme të punonjësve të Ambasadës, shkruan IndeksOnline.

“Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe të çojnë përpara misionin tonë: të mbrojmë interesat amerikane dhe të nxisim mundësitë brenda dhe jashtë vendit – duke thelluar njëkohësisht partneritetin tonë të qëndrueshëm me Kosovën” thuhet në njoftim të Ambasadës së SHBA-së.