Ambasada amerikane: Escobar po punon në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për detyrën e tij të re.
Në njoftimin e tyre në Facebook, thonë se Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, raporton Indeksonline.
“Urime për Përfaqësuesin e ri Special në Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, duke siguruar pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BiH“, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/