Ambasada amerikane: Gazetarët duhet të lejohen të punojnë pa ndërhyrje

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë një reagim lidhur me lirinë e medieve në Kosovë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook, thuhet se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.
“Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.”, shkruan në njoftimin e ambasadës.
Postimi i plotë i ambasadës amerikane:
#HRR #CalltoAction: Dhuna & kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë. Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.
