Ambasada amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse, nga Covidi-19

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë një donacion nga Ambasada amerikanë në Prishtinë.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga Covidi-19 si maska shumë përdorimëshe, dezinfektues dhe dorëza që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saj.
Me këtë rast ministri Veliu ka falënderuar ambasadën për ndihëm e vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.
