Ambasada amerikane i dhuron ndihma Kosovës kundër Covidit-19

Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 –maska respiratorë, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës humanitare i komandës wvropiane të SHBA-së.
Donacioni është dorëzuar nga majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë amerikane, udhëheqëse e Zyrës së bashkëpunimit të mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-së, në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të shërbimeve shëndetësore në MSH-së, dr. Arsim Qavdarbasha.
Donacioni është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSH-në dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covidin-19.
MSH-ja ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin më mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.

