75 Mall Live Search
18:18 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / AR

Ambasada amerikane i uron fat Kombëtares së Kosovës: Është një moment krenarie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i ka uruar fat Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Spanjës, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi, ambasada tha se është një moment krenarie teksa Kosova luan nën hijen e flamurit të vet në atë stadium.

“I dëshirojmë Kosovës fat në ndeshjen e tyre kundër Spanjës. Është gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit valëvitës të vendit tënd në stadium”./Indeksonline/