75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / kutia

Ambasada amerikane iu uron shërim të lënduarve nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u uron shërim të shpejtë personave të plagosur nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, të martën.

“Dhimbjet më të thella për familjet e atyre që u lënduan në shpërthimin e djeshëm në Ferizaj. U urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, në Facebook.