75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / MSH

Ambasada amerikane kujton 11 shtatorin, shpalos përjetimin e Kimberly Riffe-s

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake, në 24-vjetorin e ditës tragjike.

“Sot, ndërsa nderojmë kujtimin e 11 shtatorit, ndajmë reflektimet personale të kolegëve tanë në ambasadë që e përjetuan atë ditë, kur frika dhe pikëllimi ia lanë vendin shpejt rezistencës dhe unitetit” deklaroi Ambasada.

Në një video të gjatë, u nda pikëpamja dhe përvoja e atasheut të SHBA-së, Kimberly Riffe, e cila thotë se kjo ditë do të mbetet gjithmonë në kujtesën e saj, shkruan IndeksOnline.

“11 shtator 2001. Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time, një ditë e mbushur me emocione të forta, frikë, trishtim, pikëllim, mosbesim, zemërim. Dhe ndërsa javët dhe muajt kalonin, [u pa] patriotizmi, qëndresa, bashkimi i Amerikës dhe një luftë e ripërtërirë për drejtësi. Edhe pse ishte një nga ditët më të errëta në historinë amerikane, guximi dhe trimëria ishin të dukshme atë ditë” u shpreh mes të tjerash ajo.

Ky është postimi i plotë: