Ambasada amerikane me njoftim për shtetasit e saj, që ia mësyjnë Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë iu është drejtuar shtetasve amerikanë për udhëtimin drejt Kosovës, pas hapjes së kufijve ajrorë e tokësorë.
Ambasada e SHBA-së ka njoftuar qytetarët amerikanë që pavarësisht lehtësimit të hapjes së kufijve, hyrja në njërin kufi nuk do të thotë se mund të largohen përmes të njëjtit.
“Përkujtim për qytetarët e SHBA-së: Pavarësisht lehtësimit të kufijve tokësorë të Kosovës, udhëtimi rajonal mbetet i vështirë. Fakti se ekziston mundësia për të hyrë në Kosovë nuk nënkupton se ju mund të largoheni përmes të njëjtit kufi tokësor. Kontrolloni te ambasadat përkatëse ditën e udhëtimit, rregullat mund të ndryshojnë shpejt”, shkruan ambasada amerikane.
Mbrëmë është marrë vendim nga Qeveria e Kosovës që të hapen kufijtë ajrorë më 28 qershor./IndeksOnline/