Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Në një deklarim zyrtar, ambasada pohon se mezi prej të punojë me qeverinë e re, për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, shkruan IndeksOnline.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Mbrëmë, me shumicë parlamentare, u votua pro kryesisë së re të kuvendit dhe kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.
Kjo i hapi rrugë zhbllokimit të ngërçit institucional, të krijuar si pasojë e mungesës së një qeverie për pothuajse një vit./IndeksOnline/

