75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / LB

Ambasada amerikane në Beograd thotë se ShBA-BE kanë qëllime të përbashkëta

Pas takimit të të dërguarve specialë të ShBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ambasada amerikane në Serbi njoftoi se partneriteti mes ShBA-së dhe BE-së është më i fortë se kurrë.

“Partneriteti mes BE-së dhe ShBA-së është më i fortë se kurrë, dhe qëllimet janë të përbashkëta – Duam që Serbia të ketë sukses!’’, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Beograd.