75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

Ambasada amerikane në Kosovë me njoftim, pas mbylljes së qeverisë

Mbyllja e qeverisë së SHBA-së ka shkaktuar kaos gjithandej vendit.

Ngjarja ka filluar të ketë ndikime edhe jashtë kufijve, me ambasadat që kanë njoftuar shkurtesat e tyre, shkruan IndeksOnline.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

“Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë.

Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftim të njëjtë ka bërë edhe Ambasada amerikane në Tiranë.

Ende nuk dihet se sa do të mund të zgjasë një gjendje e tillë mbarë-shtetërore, e shkaktuar pasi Kongresi amerikan dhe Shtëpia e Bardhë nuk arritën një marrëveshje financimi./IndeksOnline/