Ambasada Amerikane në Kosovë: Moment historik shpalosja e strategjisë për planin e Rishikimit Funksional

Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për rishikimin funksional, e të cilin Ambasada amerikane në Kosovë e ka quajtur një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Përmes katër qeverive dhe katër ministrave, ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi. Ne e nxisim Qeverinë e re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe institucionet përkatëse të Kosovës të zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Kjo amabasadë thotë se ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës.
“Reforma në drejtësi do të kenë përfitim të gjithë njerëzit në #Kosovë”, përfundon komunikata.