75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Ambasada amerikane në Serbi kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka kërkuar nga Qeveria serbe që ta hetojnë plotësisht vrasjen e vëllezërve Bytyçi të cilët u vranë në vitin 1999.

“Kanë kaluar njëzet e dy vjet pa drejtësi për tre shtetas amerikanë që u ekzekutuan nga forcat speciale të policisë serbe. Ne nuk do ta harrojmë vdekjen e vëllezërve Bytyçi, as nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ata”.

“Autoritetet serbe duhet ta hetojnë plotësisht këtë krim dhe të tregojnë përparim në sundimin e ligjit”, kanë shkruar nga Ambasada në Twitter.